Messi pasi e pranoi çmimin e golashënuesit më të mirë: “Çmenduri, as që e imagjinoja”

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi iu dorëzua pak ditë më parë trofeu Pichichi, që i jepet golashënuesit më të mirë të kampionatit spanjoll.

Argjentinasi ka postuar një imazh në rrjetet sociale, ku duket i buzëqeshur dhe me trofeun në dorë. Është hera e tetë që 34-vjeçari e merr këtë çmim individual, që jepet nga prestigjiozja spanjolle, Marca.

Galaja e “Marca Awards” u zhvillua të hënën, në Madrid, dhe lojtari i PSG-së iu bashkua eventit përmes një lidhjeje me video.

Këtë të premte, Messi shprehu mirënjohjen e tij për këtë vlerësim. “Është nder të jesh në historinë e LaLigas. Më dukej çmenduri se mund të fitoja Pichichin, aq më tepër të mund të kaloja Zarra-n, imagjoni kam fituar tetë Pichichi. Faleminderit të gjithë atyre që më ndihmuan t’i arrij dhe gjithashtu “Marca”-n që erdhi këtë herë në Paris për ta dorëzuar tek unë. Përqafime!”, shkroi argjentinasi në foton me trofeun.

Messi, në këtë mënyrë, tashmë koleksionon Pichichi-n e tij të tetë, falë 30 golave ​​që shënoi në sezonin 2020-2021 në LaLiga.

Edhe pse ai nuk mundi të merrte pjesë në ceremoninë gala, Juan Ignacio Gallardo, drejtori i Marca-s, ia dorëzoi në Paris, ku lojtari banon tani. Pichichi nuk ishte i vetmi çmim që mori Leo Messit. Argjentinasi u vlerësua edhe nga tifozët si lojtari më i mirë.

Të ngjashme