Messi për karrierën te Argjentina: Jo gjithçka është rreth fitores, kemi lumturuar shumë njerëz

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi është kthyer për të komentuar karrierën e tij me kombëtaren e Argjentinës.

Messi ka vetëm një pikë të karrierës ku mund të pranojë kritika, dhe ajo është pikërisht karriera me kombëtaren.

Argjentinasi kritikohet për faktin se nuk arriti të fitonte asnjë trofe me skuadrën kombëtare (deri tani), edhe pse preku finalen disa herë.

Por, Leo nuk e sheh këtë gjë si të keqe. Ai mendon se nuk ka të bëjë gjithçka me fitoren. Messi thotë se kanë lumturuar shumë njerëz me shokët e skuadrës.

“Në ato eliminatore me Sabella filluam me fitore kundër Kolumbisë dhe nga aty nuk humbëm. Ne prekëm finalen e Kupës së Botës pa asnjë humbje. Ishte Kupa e Botës 2014, një nga më të mirat për mua. Kur fiton e shijon më shumë. Ishte impresionuese dhe të gjithë e shijuam” ka thënë Messi.

“Jo gjithçka lidhet me fitoren. Ne kemi bërë njerëz të lumtur” ka shtuar tutje ‘pleshti’.

Leo do të ketë mundësi të artë që vitin tjetër të triumfojë me Argjentinën në Kupën e Amerikës, pasi gjysma e kompeticionit zhvillohet pikërisht në Argjentinë.

Të ngjashme