Messi “perfekt” për Manchester Cityn

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Pablo Zabaleta i ka bërë thirrje ish-bashkëlojtarit të tij te përfaqësuesja e Argjentinës, Lionel Messi, që ta shqyrtojë mundësinë e transferimit e lideri i Premier Leagues, Manchester City.

“Nëse Lionel Messi vendos të largohet nga Barcelona dhe dëshiron të luajë në ligën më të mirë, atëherë duhet ta provojë Premier Leaguen. Është diçka që do t’i interesonte atij – pasi çdo lojtar që e njoh më pyet se si është Premier League. Dhe Manchester City ofron kushte perfektë”, ka thënë Zabaleta për “Mirror”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme