Messi përfshihet në skuadrën e Barcës kundër Interit

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Argjentinasi Lionel Messi është emëruar në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen e Champions Leagues kundër Interit, transmeton Klan Kosova.

Blaugranët bënë publik lajmin të dielën duke deklaruar se Messi është i përfshirë në formacion por jo i rikuperuar plotësisht.

Ekipi spanjoll ka qenë pa Messin për katër ndeshjet e fundit ne të gjitha garat pas lëndimit të tij kundër Sevillas më 20 tetor.

31-vjeçari u kthye në trajnim të mërkurën dhe tani është i përfshirë në skuadrën që do të udhëtojë për në Itali.

Barcelona – Inter do të ndeshen në kuadër të Grupit B në Champions League dhe do të ndeshen për kualifikime në fazat tjerë të kësaj kupe.

Përfshirjen e Messit në ekip e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter.

View image on Twitter
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme