Messi pran rekordit të madh

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 16:19 | Nga

Lionel Messi po përjeton një sezon mjaft të mirë, ndërkohë që argjentinasi nuk është veçse dy gola larg shifrës së 500 golave me Barcelonën.

Ai shpreson që ta realizojë ketë të mërkurën në ndeshjen ndaj Juventusit në Ligen e Kampioneve e me pas të dielën përballë Real Madridit në Liga.

Por, në moshën 30-vjeçare, Messi jeton një epoke paradoksale: pesë herë fituesi i Topit të Artë noton mes statistikave brilante.

Messi vazhdon të shkëlqejë me klubin e tij te Barcelona. Ketë sezon, ai ka shënuar 45 gola në 44 ndeshje zyrtare me Barçen.

Ai është shënuesi më i mirë i kampionateve të mëdha evropiane (29 gola) dhe në Ligen e Kampioneve (11 gola) ketë sezon.

Ky ritëm, ka bërë që ai në total te ketë shënuar 498 gola me fanellën e Barcelonës, vetëm dy larg shifrës simbolike të 500 golave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme