Messi: Reali është më i dobët pa Ronaldon

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 18:36 | Nga

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi beson se Real Madridi tani është më pak i mirë pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit.

Portugezi u largua nga “Mbretërit” për 100 milionë euro, duke i dhënë fund rivalitetit direkt që kishte në La Liga me Messin.

“Real Madridi është njëri prej ekipeve më të mira në botë dhe ka ekip edhe tani, por është evidente që mungesa e Ronaldos do t’i bëjë ata më pak të mirë dhe do ta bëjë Juventusin favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë mesi për Catalunya Radio.

“Më befasoi [kur u largua]. Nuk e kam menduar se do të largohet nga Madridi ose se do të transferohej te Juventusi. Kishte shumë ekipe që e donin. Më befasoi, por ka shkuar te një ekip shumë të mirë”, ka thënë veç të tjerash ylli i Barçës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme