Messi rekomandon Barcelonën të transferojë Agueron

Prishtinë | 19 Jan 2020 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi raportohet të ketë rekomanduar Barcelonën që të transferojë sulmuesin argjentinas, Sergio Aguero nga Manchester City.

Mirror raporton se trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien ka pasur një takim vetëm me Messin, pas stërvitjes me klubin e ri, transmeton Koha.net.

Messi beson se Aguero do të ishte një zëvendësues perfekt i Luis Suarezit, i cili pritet të mungojë këtë sezon për shkak të lëndimit dhe do t’i nënshtrohet një operimi në gju.

Të ngjashme