Messi rikthehet nga lëndimi

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 13:48 | Nga

Lionel Messi dhe Marc-Andre ter Stegen kanë stërvitur së bashku me ekipin e Barcelonës para derbit me Sevillan që e zhvillojnë gjatë kësaj fundjave.

Messi mungoi në dy miqësoret e Argjentinës shkaku i një problemi në muskuj, ndërsa Ter Stegen mungoi në humbjen nga Brazili shkaku i lëndimit të gjurit.

Sipas Diario Sport, dyshja ka kompletuar stërvitjet pa ndonjë problem dhe pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Sevillas.

Në këtë takim pritet të mungojë Sergio Busquets.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme