Messi shënoi golin me gërshërë për herë të parë në karrierë

Prishtinë | 07 Gus 2022 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi edhe pse tashmë ka shënuar shumë gola në karrierën e tij, goli i mbrëmshëm ndaj Clermomtit do t’i mbetet në kujtesë për një kohë të gjatë.

Messi tregoi teknikë fenomenale, teksa u krahasua edhe me Rivaldon, për mënyrën se si e shënoi golin.

Për argjentinasin ishte hera e parë që shënoi një gol me gërshërë, derisa menjëherë ky gol u fut në librat e historisë, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit – IFFHS – goli i Messit e barazoi atë me Romarion si golashënuesi i tretë më i mirë në histori të futbollit. Ata të dy kanë shënuar 772 sosh.

IFFHS rendit vetëm Josef Bican 805 dhe Cristiano Ronaldo 815 përpara dy amerikano-jugorëve.

Të ngjashme