Superylli argjentinas, Lionel Messi është duke shkëlqyer në ndeshjen e Barcelonës ndaj Eibarit. Barcelona po udhëheq 3:0 pas pjesës së parë, ndërsa të tre golat i ka shënuar Messi.
Ai realizoi për 1:0 në minutën e 14-të, ndërsa dy gola tjerë i shënoi në fund pjesës së parë (37’, 40’).
Ndeshja i takon xhiros së 25-të të La Ligas spanjolle.