Messi shprehet i shqetësuar për kthimin e La Ligës

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se mezi po e pret kthimin e sezonit, megjithatë është shprehur i shqetësuar për mundësinë që lojtarët do të duhet të izolohen nga familjarët e tyre kur të rinisin ndeshjet.

Virusi Covid-19 e ka ndryshuar jetën në të gjithë globin, duke i pezulluar edhe të gjitha aktivitetet sportive. Ligat vendore, si La Liga, dhe garat e UEFA-s, si Liga e Kampionëve, kanë qenë të ndërprera që nga marsi.

Barcelona – që u kthye me stërvitje individuale në kamp javën e kaluar – ishte duke u përgatitur për ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Napolit, kur gara u suspendua shkaku i koronavirusit.

Barcelona ishte dy pikë para rivalit Real Madrid në krye të tabelës së La Ligës, pas 27 ndeshjeve të zhvilluara deri në momentin kur u ndërpre sezoni.

Zyrtarët e La Ligës tani janë duke tentuar ta gjejnë një mnëyrë për ta rinisur sezonin 2019/20, përderisa Bundesliga gjermane do të rinisë të shtunën.

“Kjo ndërprerje mund ta konvenojë në fund, por ne do ta shohim nëse do të mund të rinisim garat dhe aty do të lëmë dyshime, sepse duhet ta shohim se në çfarë niveli mund t’ia nisim”, ka thënë Messi.

“Kthimi në stërvitje është hapi i parë, por ne nuk duhet të kemi besim të tepruar tani dhe duhet t’i marrim të gjithë hapat për masat parandaluese dhe të supozojmë se do të duhet t’i luajmë ndeshjet, por prapa dyerve të mbyllura”.

“Personalisht unë mezi po i pres garat. Ne e dimë se gjithçka do të jetë e çuditshme, pa tifozë në stadiume dhe neve me të vërtetë nuk do të na pëlqente të ndahemi nga familjet tona. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë”, transmeton express.

“Fizikisht po ndihem mirë. Unë po stërvitesha në shtëpi dhe mendoj se kjo më ndihmoi të mos e humb formën. Izolimi është i vështirë, por me fëmijët dhe Antonelan gjithçka transformohet në momente që duam t’i shijojmë së bashku”.

Të ngjashme