Messi tashmë e ka marrë vendimin për të ardhmen

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Leo Messi do ta bëjë publik vendimin e tij këtë javë, por ai tashmë i ka komunikuar skuadrës dhe bordit se cilat janë planet e tij të ardhshme. 

Shumë tifozë të Barça-s tani mund të marrin frymë lehtë, pasi ndjenjat janë pozitive dhe gjithçka tregon se ai do të qëndrojë, raporton Don Balon

Përndryshe, “Pleshti” nuk do të ishte lënë i lirë para ndeshjes së javës së fundit të LaLigas, kundër Eibarit. Ai do të donte t’i jepte lamtumirë me stil klubit që i ka dhënë gjithçka nga fusha, dhe jo nga dhoma e ndenjes së shtëpisë së tij. 

Si të mos ishte i mjaftueshëm ai sinjal, Pep Guardiola dha gjithashtu një informacion, pasi konfirmoi se Sergio Agüero do të largohet nga Manchester City në qershor, kur kontrata e tij përfundon, dhe do të luajë përkrah futbollistit më të mirë në botë.

Të ngjashme