Messi thyen rekord tjetër, mposht Carlos Bianchin

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 14:24 | Nga

Messi kurrë nuk ngurron për t’i thyer rekordet.

Përveçse është golashënuesi më i mirë në historinë e Argjentinës, ose lojtari me më shumë gola në një vit natyror, “pleshti” sapo ka kaluar Carlos Bianchin si lojtar argjentinas me më shumë gola në historinë e Ligës së Parë në çdo vend.

Ylli i Barcelonës, me dy golat e shënuar kundër Huesca, arriti shifrën e 387 golave, duke tejkaluar Bianchin, që kishte arritur kuotën e 385 golave duke luajtur për Vélez në Argjentinë dhe Stade de Reims, PSG dhe Racing Strasbourg, në Francë, transmeton ksp. Në listë ka lojtarë të shquar si Alfredo Di Stéfano (376 gola), Delio Onnis (363 gola), Mario Kempes (299 gola) dhe Ángel Labruna (296 gola).

Kujtojmë se Lionel Messi është pjesë e Barcelonës prej një kohe të gjatë. Përtej rasteve kur ai kishte qenë i lënduar, ylli azulgrana i ka respektuar gjithmonë thirrjet e ekipit kombëtar argjentinas. Pas Kupës së Botës në Rusi, verën e këtij viti, duket se gjërat kanë ndryshuar me pesë herë fituesin e “Topit të Artë” dhe vetëm një ndryshim vendimi mund ta bëjë situatën të normalizohet.

Ai nuk është pjesë e Albiceleste për miqësoret e afërme, edhe pse nuk ka asnjë problem lëndimi. Messi ishte risia e madhe e sesionit të trajnimit të mëngjesit në “Ciutat Esportiva”. Ndërsa shumica e shokëve të tij udhëtuan me ekipet e tyre kombëtare, ai, Piqué dhe Jordi Alba ishin me një Ernesto Valverde të lumtur. Ata nuk u ngritën herët, pas fitores 8-2 kundër Huesca, sepse seanca stërvitore ishte planifikuar në orën 11:00, orar i caktuar tashmë edhe për pjesën tjetër të sezonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme