Messi, top golashënuesi më i mirë në pesë ligat më të forta

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi ka marrë vendin e parë si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në pesë ligat kryesore evropiane.

Penalltia e shndërruar në gol kundër Real Sociedad, kishte vlerën e tre pikëve për Barcelonën, por ishte edhe një rekord për yllin argjentinas.

Me 438 gola në ligë, një më shumë se Ronaldo, Messi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në pesë ligat kryesore të Evropës, njofton FC Barcelona.

Lojtari më i mirë i La Ligas për muajin shkurt, kishte kryesuar këtë renditje deri më 25 janar, kur portugezi e kaloi atë me një gol kundër Napolit.

Gjashtë javë më vonë, argjentinasi udhëheq përsëri.

Të ngjashme