Messi tregon se kur do të tërhiqet nga futbolli

Prishtinë | 08 Gus 2021 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, pas 15 viteve të kaluara në ekipin e parë të katalunasve.

Largimi i argjentinasit ishte shumë i dhimbshëm, pasi ai kishte vendosur të vazhdonte kontratën me Barcelonën, por nuk arriti ta bënte një gjë të tillë pasi klubi nuk mund ta regjistronte.

Messi tregoi se kishte pranuar 50 për qind zbritje të pagës vetëm e vetëm të vazhdonte me katalunasit.

Argjentinasi është pyetur për shumë gjëra, ku njëra nga to ishte edhe për pensionimin.

Messi nuk ka treguar saktë datën se kur do të largohet nga futbolli, derisa ka thënë se do të luaj derisa të jetë mirë fizikisht.

“Ta shohim sa mund ta duroj nivelin fizik. Unë fatmirësisht nuk kam pasur lëndime serioze”.

“Do të luaj deri sa të mundem. Unë e di se një ditë kjo do të përfundojë. Ish-shokët e mi të skuadrës më thonë se është e vështirë kur të largohesh dhe mos ta kesh rutinën e përditshme është e vështirë”, tha Messi.

34-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Parisit, ku do të nënshkruajë me Paris Saint Germain.

Raportohet se kontrata e parisienëve është dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Të ngjashme