Messi u tregua i madh, e ndihmoi shumë Dembelen

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 10:09 | Nga

Messi është duke tentuar t’ia rikthejë vetëbesimin Dembeles dhe për të ndodhë kjo, i duhet përkrahje dhe udhëzim – diçka që argjentinasi u mundua ta bëjë gjatë gjithë ndeshjes në “Camp Nou” ditë më parë.

Pasi e nisi më këmbë të keqe aventurën në Spanjë dhe u lëndua për disa muaj, Ousmane Dembele ka nisur të adaptohet me jetën te Barcelona dhe dalëngadalë po e rikthehet të jetë ai lojtari i Borussia Dortmundit.

Dembele po tenton të krijojë partneritet në fushë me Lionel Messin dhe këtë e bënë shumë mirë në Champions League kundër Chelseat, dëshira e katalunasve është që ai të shpërthejë dhe të jetë vendimtar në sezonin 2017/18.

Në ndeshjen në “Camp Nou”, Messi është kapur nga kamerat gjatë gjithë kohës duke e udhëzuar në fushë Dembelen në tentim për ta ndihmuar për të bërë paraqitje sa më të mirë, diçka që më të vërtetë kishte nevojë 20 vjeçari.

Messi ia doli t’ia rikthejë buzëqeshjen francezit, pasi asistoi te goli i parë i Dembeles me fanellën e Barcelonës, teksa ishte i pari që shkoi e përqafoi kur ai po largohej nga loja.

Dembele ka bërë vetëm 8 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol – shifra këto të varfra për një lojtar që është blerë për 145 milionë euro.

Sido që të jetë, Dembele po rikthehet me ndihmën e Lionel Messit dhe shumë shpejt pritet të krijohet një treshe sulmuese e pandalshme, ashtu si me Neymarin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme