Messi vendos edhe një rekord tjetër

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 23:18 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi ka vendosur edhe një rekord të ri në CV-në e tij. Ylli argjentinas shënoi golin e dytë për Barcelonën ndaj Borussia Dortmundit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Fillimisht katalunasit kaluan në epërsi me anë të Luis Suarezit, derisa 32-vjeçari e dyfishoi rezultatin qysh në pjesën e parë.

Me këtë gol të shënuar, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka arritur t’u shënojë 34 skuadrave të ndryshme në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se kjo paraqitje e sontme, është e 700-ta për Messin në fanellën e kampionit nga La Liga.

Të ngjashme