Messi votohet më i miri i të gjitha kohëve për goditjet e lira

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi e shënoi golin e 47-të nga goditjet e lira në karrierën e tij në ndeshjen e së martës dhe kjo ka bërë që tifozët e futbollit të votojnë në favor të pesë-herë fituesit të Topit të Artë për lojtarin më të mirë për goditjet e lira.

SportBible e vendosi një anketë në Twitter për tifozët e futbollit dhe nga 48 mijë tifozët që morën pjesë, 42 për qind votuan për Lionel Messin, i cili i mposhti David Beckhamin, Juninho Pernambucanon dhe Ronaldinhon për t’u shpallur lojtari më i mirë për goditjet e lira, transmeton Gazeta Express.

Beckhami, i famshëm për golat e bukura për Manchester Unitedin e ekipin kombëtar të Anglisë në karrierën e tij, e mori 26 për qind të votave, duke e lënë pas Juninhon me 23 për qind. Ronaldinho mbeti i katërti, me 9 për qind.

Të ngjashme