Messi votohet si lojtari më i mirë i sezonit në La Liga

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 09:51 | Nga

Lionel Messi është votuar si lojtari më i mirë i sezonit 2017/2018 në La Liga nga tifozët.

Votuesit e kanë zgjedhur edhe formacionin më të mirë të sezonit, i cili dominohet nga lojtarë të kampionit, Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

Trajneri më i mirë u zgjodh Quique Setien dhe jo Ernesto Valverde.

Ndërkohë, në formacionin më të mirë nuk pati vend për Cristiano Ronaldon, pasi Diego Aspas dhe Antoine Griezmannin u votuan përkrah Lionel Messit në vijën e sulmit.

Formacioni i sezonit i zgjedhur nga tifozët online: Ter Stegen; Odriozola, Pique, Umtiti, Alba; Guedes, Busquets, Iniesta; Aspas, Messi and Griezmann.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme