Messi zbulon katër kombëtaret favorite për finalen e botërorit

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 16:51 | Nga

Lionel Messi ka fituar gjithçka që është e mundur me skuadrën e Barcelonës.

Por, kjo nuk mund të thuhet edhe për kombëtaren, me të cilën ka arritur vetëm në finale të botërorit të vitit 2014, kur pësoi humbje prej Gjermanisë.

Futbollisti aktualisht gjendet me përfaqësuesen në përgatitje për ndeshjet, ku argjentinasit takohen me kombëtaren ruse dhe nigeriane.

Sulmuesi 30-vjeçar ka folur për mundësinë e takimeve në fazën grupore të botërorit, ku ka treguar kombëtaret me të cilat nuk kishte dashur të takohet në grupe.

“Dua të shmang Spanjën. Ajo bashkë me Gjermaninë, Brazilin dhe Francën janë kandidate për finalen e botërorit”, tha Messi.

Kujtojmë se në xhiron e fundit të kualifikueseve Argjentina siguroi një biletë për në botërorin “Russia 2018”.

Ndryshe, Messi deri më tani ka pasur 122 paraqitje me “Los Gauchos”, ku ka shënuar 61 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme