Messi zgjedh skuadrën që do të luajë pas Barcelonës

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 13:18 | Nga

Lionel Messi i ka shprehur besnikëri të përjetshme Barcelonës, madje jo, nëse do të largohet ndonjëherë nga Evropa këtë gjë mund ta bëjë vetëm për Newell’s Old Boys.

Ylli argjentinas ka folur për Barcelonën dhe Kombëtaren në një intervistë për ‘Pasion por el Futbol. “Sa më shumë kalon koha, aq më shumë mendoj se në Evropë do të vesh vetëm fanelën e Barcelonës. E kam thënë gjithnjë që do të më pëlqente që një ditë të luaja në Argjentinë. Nuk e di a do të ndodhë, por një ide është. Dhe e vetmja skuadër do të jetë Newell’s Old Boys, të paktën 6 muaj, më pas askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, tha Messi.

Më pas ai foli edhe për kombëtaren e Argjentinës. “Do të shkëmbeja një titull të fituar me Barcelonën, për një titull me kombëtaren. Fitimi i një titulli me Argjentinën është diçka unike. Realisht sot nuk jemi dhe aq të fortë. Kemi futbollistë me shumë kualitet dhe duke luajtur ndeshje pas ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme, sidomos nëse e nisim me një fitore. Pretendentët për finalen janë Brazili, Spanja dhe Gjermania”, tha Messi.

Të ngjashme