Messi zgjedh tre lojtarë alternativë nëse dështon Coutinho

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 16:45 | Nga

Mediat spanjolle raportojnë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i ka thënë bordit të klubit se i ka tre emra alternativë për mesfushorë atakues në rast se dështon blerja e Philippe Coutinhos nga Liverpool gjatë janarit.

Klubi katalan mbetet i interesuar për brazilianin, përkundër faktit se tri oferta iu refuzuan gjatë verës nga klubi anglez. Por, Barça pritet të kthehet me një ofertë të re në janar për magjistarin briazilian, transmeton Express.

Gazeta spanjolle “Diario Gol” pohon se ylli i Barçes, Lionel Messi, është përfshirë në këtë debat dhe ka propozuar tre emra nëse dështon Coutinho.

Emri i parë në listën e Messit është përfaqësuesi i Francës, Thomas Lemar. Emrat tjerë janë Nabil Fekir, i cili po shkëlqen me Lyonin dhe Riyad Mahrez i Leiciester City.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme