Meta e quan Canën ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive shqiptare

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shprehet se jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar “Loriku”, është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë.

Meta i uron suksese Canës në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit.

“Faleminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme