Miami Open, gjermani Zverev mposhtet 2-1 në finale nga Isner

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 09:05 | Nga

John Isner është fituesi i madh i Miami Open.

Tenisti amerikan mposhti në finale 2-1 me sete, 7-6, 4-6, 4-6 Alexander Zverev, duke siguruar mastersin e parë 1000 pikësh në karrierë.

Seti i pari ishte shumë i luftuar dhe u vendos me “tie break”, pasi asnjëri prej finalistëve nuk u thye në shërbim. Zverer u tregua më i saktë, duke fituar 7-4, por talenti gjerman nuk e kishte parashikuar se amerikani do të kthehej edhe më i fortë në setin e dytë.

Isner nxori mësime nga gabimet që kreu në setin e parë, duke e thyer Zverevin në shërbim në gemin e nëntë e triumfuar 6-4.

Në setin final u pa e njëjta panoramë si në të dytin.

Isner, i përkrahur në maksimum nga publiku, arriti t’i imponohej kundërshtarit sërish duke e thyer në shërbim në gejmin e nëntë.

Asgjë s’mund ta dalte më Isnerin, që triumfoi 6-4 edhe në setin e tretë, për t’i rrëmbyer finalen numrit pestë në botë. /SS/hn

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme