Mick Schumacher dëshiron të bëjë hapa të mëdhenj si babai i tij

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 12:14 | Nga

I biri i Michael Schumacherit ka thënë se ambicia e tij është të shkojë hapave të babait të tij dhe të fitojë titullin në serinë e garave Formula 1.

Mick Schumacher, 19-vjeçar, ishte në pistë skijimi me babanë e tij kur legjenda e Formula 1 pësoi një aksident katastrofal që e la në komë. Gjendja e tij aktuale nuk është bërë e ditur nga familja, shkruan sot Koha Ditore.

“Ai ishte idhulli im dhe unë jam duke ndjekur çdo gjë që ka bërë ai dhe jam shumë i lumtur me këtë”, ka thënë Mick në një intervistë për “BBC”.

Tinejxheri ka bërë hapa para në botën e motosporteve me fitoren e tij të parë në garën e Formula 3 në Spa të Belgjikës muajin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme