Miguel Gutierrez – Lojtari që është duke i impresionuar të gjithë te Real Madrid

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Me dy fitore, dy ndeshje si titullar, nuk është çudi që Miguel Gutierrez është duke fituar besimin e të gjithëve te Real Madrid.

Ndeshjet i janë besuar 19-vjeçar që ka shkëlqyer dhe këto dy ‘finale’ kanë ndikuar që “Los Blancos” të jenë ende në garë për titull.

Me presionin e shtuar, Gutierrez vetëm ka shkëlqyer në dy rastet, se pari ndaj Granada, pastaj kundër Athletic Bilbaos.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka dëshmuar pse trajneri Zinedine Zidane e vendosi para Marcelos, duke marrë parasysh eksperiencën e lartë që ka braziliani.

Tekniku francez është parë disa herë duke mbështetur dhe duartrokitur për Gutierrez, që sigurisht tani është duke fituar edhe respektin dhe besimin e bashkëlojtarëve.

Ndikimi i Miguelit

Personaliteti i Gutierrez mund të shihet gjatë komunikimit në fushë, ngase nuk është i frikësuar të jap urdhra te Rodrygo ose Vinicius.

Me Marcelon që është në stol, e dëshmon ndikimin e talentit ngase fitoi vendin në formacionin bazë, pasi impresionoi si zëvendësues ndaj Cadiz, Osasuna dhe Sevilla.

Ai është lojtari i fundit i akademisë së Real Madridit që ndjekë hapat e Sergio Arribas, Marvin Park, Hugo Duro, Victor Chust dhe Antonio Blanco.

Të gjithë lojtarët e lartë përmendur debutuan këtë sezon, derisa ai është personi që impresionoi me së shumti. Me dy ndeshje si titullar dhe afro një muaj që luan, ka shenja që Gutierrez është këtu për të qëndruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme