Mihajlloviq shkarkohet nga Torino, erdhi si “vetëtimë”

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 21:49 | Nga

Sinisha Mihajlloviq thotë se është tronditur pas shkarkimit nga Torino.

Trajneri serb ishte informuar pas disfatës në Kupë të Italisë të mërkurën kundër Juventusit që shërbimet e tij nuk janë më të kërkuara dhe se shkarkimi i tij është njoftuar zyrtarisht të enjten.

“Jam më shumë i zhgënjyer sesa i zemëruar. Ishte sikur një vetëtimë”, citohet të ketë Mihajlloviq për ‘La Stampa’.

Walter Mazzarri është emëruar menjëherë nga Torino si zëvendësues i tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme