Mikael Kingsbury, i artë për herë të 11-të

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 14:41 | Nga

Kanadezi Mikael Kingsbury e fitoi titullin e 11-të të Kupës së Botës në ski me një paraqitje tjetër të jashtëzakonshme në Calgary.

Kingsbury e arriti këtë sukses në finalen e meshkujve me 89.55 pikë në total, kurse i dyti mbeti Dmitriy Reikherd nga Kazakistani me 86.43 pikë, kurse australiani Matt Graham e plotësoi podiumin me 83.23 pikë, raporton KTV.

25-vjeçari ka fituar medalje të arta në secilën Kupë të Botës që prej 28 janarit të vitit 2017. Në anën tjetër, në konkurrencën e femrave, e para doli australiania Britteny Cox, e cila e fitoi medaljen e artë me 82.11 pikë të mbledhura, më shumë se francezja Perrine Laffont, që pati 81.64 pikë.

Ndërkohë, e treta në këtë listë u rendit Justine Dufour-Lapointe me 81.30 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme