Milan befason me vendimin për Arda Turan

Prishtinë | 03 Jan 2018 | 08:18 | Nga

Milan ka refuzuar ofertën e Barcelonës për transferimin e mesfushorit, Arda Turan.

Milan ka refuzuar mundësinë e transferimit të mesfushorit Arda Turan nga skuadra e Barcelonës.

Mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” kanë hedhur poshtë ofertën nga Barcelona për angazhimin e yllit turk, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Milan nuk e konsideron Turanin si një përforcim të nevojshëm në ekipin e trajnerit Gennaro Gattuso.

Turan ka vendosur të largohet nga Barcelona në fillim të vitit 2018 pas hapësirës së kufizuar për lojë te skuadra e trajnerit Ernesto Valverde.

Së fundmi, ai ka zgjuar interesim edhe nga klubi turk, Besiktas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme