Milan – Inter, formacionet e mundshme

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 12:38 | Nga

Milani me Interin do të përballen në një ndeshje vendimtarë të vlefshme për Serie A.

Edhe pse zhvillohet në orar të Ligës së Kampionëve, Milan dhe Inter do të luajnë për një vend në sezonin e ardhshëm në këtë garë.

Të dy skuadrat vijnë të kompletuara në këtë takim.

Milani që ka 50 pikë, tetë më pak se Interi, vetëm më fitore do të mbetej në lojë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Gennaro Gattuso pritet t’ia besojë sulmin të riut Cutrone, i mbështetur nga Calhanoglu dhe Suso.

Në anën tjetër trajneri Spalleti e pret këtë ndeshje më me qetësi, pasi skuadra e tij vijnë pas disa sukseseve radhazi.

Ai do t’i besojë dyshës në super formë, Mauro Icardi dhe Ivan Perisic.

Milan : G. Donnarumma; Calabria, Bonucci, A. Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Montolivo, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu.

Inter: Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Brozovic, Gagliardini; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme