Milan – Inter, kështu do të luajnë Gattuso dhe Spalletti

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 16:48 | Nga

Asnjë dyshim në kampin e Milanit për sa i përket formacionit bazë që do të zbresë në fushë në derbin e Madoninnës të dielën mbrëma.

Ivan Genaro Gattuso është i orientuar drejt konfirmimit të titullarëve me të cilët ka fituar 2 sfida në 5 ditë kundër Romës dhe Lazios.

Cutrone është më i favorizuar se Kalinic për rolin e qendërsulmuesit, i mbështetur nga Suso dhe Calhanoglu. Janë drejt konfirmimit edhe Kessie, Biglia dhe Bonaventura në mesfushë, sikurse Calabria, Bonucci, Romagnoli e Rodriguez në mbrojtje. Nuk është rastësi që kuqezinjtë nuk pësojnë gol prej 6 ndeshjesh.

Në krahun tjetër, problemi muskulor i Borja Valeros e detyron Luciano Spallettin ta ulë në stol spanjollin.

Icardi dhe Miranda janë plotësisht të riaftësuar dhe do ta nisin titullarë derbin e së dielës që do të zhvillohet nga ora 20:45.

Vecino dhe Gagliardini do të rreshtohen para mbrojtjes. I vetmi dyshim lidhet me aktivizimin e Rafinhas ose të Karamoh. Nëse francezi luan nga minuta e parë, Candreva do të jetë trekuartist. Në të kundërt, pra nëse do të jetë në fushë Rafinha pas Icardit, Candreva do të zhvendoset në të djathtë, transmeton Gazeta Express.

Formacionet e zbuluara nga mediat italiane:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme