Milan – Lazio, formacionet e mundshme

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Milan dhe Lazio do të vihen përballë njëra tjetrës në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.

‘Rosoneri’ do të jenë nikoqirët e skuadrës nga kryeqyteti, për kryendeshjen e javës në kampionatin italian.

Para kësaj ndeshje, të dy trajnerët kanë dilemat e tyre për 11-shet startuese.

Pioli nuk do të mund të llogarisë në Suso dhe Mato Musacchio, kështu që Samu Castillejo pritet të jetë titullar.

Lazio do të jetë me sytë kah Ciro Immobile dhe Joaquin Correa, para këtij dueli interesant që luhet me fillim nga ora 20:45.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme për ndeshjen Milan – Lazio.

Milan: G Donnarumma; Calabria, Duarte, Romagnoli, Theo Hernandez; Paqueta, Bennacer, Krunic; Castillejo, Piatek, Calhanoglu

Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile

Të ngjashme