Milan merr edhe mesfushorin e Real Madridit?

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 22:23 | Nga

Milani është i interesuar të nënshkruajnë edhe me mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Skuadra e Milanit që tani ka pronar të rinj, vazhdon të mbetet aktive në tregun e transferimeve, ku ka blerë 10 futbollistë këtë afat kalimtar.

Rossonerët pas zyrtarizimit të Leonardo Bonuccit, tani kërkojnë edhe një emër të madh.

Bëhet fjalë për njërin nga mesfushorët më të mirë në botë, Luka Modric.

Vështirë të besohet se Real Madrid do të heq lehtë dorë nga kroati, por ndonjë ofertë e madhe nga Milani, mund të ndodh gjithçka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme