Milan në formë të jashtëzakonshme, fiton me përmbysje edhe ndaj Parmas

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Milan ka mposhtur 3:1 Parmën në ‘San Siro’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të.

‘Rossonerët’ me fitoren kundër Parmës, vazhdojnë të jenë në garë për një vend që dërgon në Ligën e Evropës, sidomos pas barazimit të Napolit në udhëtim te Bologna.

Mysafirët e Parmës kaluan të parët në epërsi, kur Jasmin Kurtic shënoi në minutën e 44’.

Në pjesën e dytë, Milan përmbysi gjithçka. Në minutën e 55’, Franck Kessie shënoi një super gol, për 1:1.

Andrea Romangoli shënoi për 2:1 në minutën e 59’.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Hakan Calhanoglu, që shënoi në minutën e 77’.

Të ngjashme