Milan nuk po ndalet: Fabregas u thotë ‘PO’ rosonerëve

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Milan duket se do të ketë shumë punë në afatin e janarit.

Milan ka siguruar transferimin e Lucas Paqueta, ndërsa është afër Diego Godinit të Ateltico Madridit.

Por, rosonerët nuk duan të ndalen me kaq, pasi e dëshirojnë edhe një mesfushor në skuadër.

Sipas mediave në Itali, Milan është shumë afër ta transferojë Cesc Fabregasin nga Chelsea.

Mesfushori spanjoll ka kontratë me blutë deri në fund të sezonit, andaj ata duan t’i marrin shërbimet e tij qysh në janar.

Fabregas nuk po luan standard te Chelsea, andaj në janar me gjasë do ta pranojë ofertën e Milanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme