Milan po bisedon me tre lojtarë, mund t’i transferojë së shpejti

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Milan ka pritur sot agjentët dhe ndërmjetësuesit e lojtarëve Vataliy Mykolenko dhe Vladyslav Supryaga nga Dinamo Kiev, si dhe ata të mbrojtësit të Feyenoordit, Marcos Senesi

Disa burimet kanë thënë për MilanNeës.it dhe calciomercato.com që kanë parë hyrjen në zyra të Casa Milan të Stefano Antonelli dhe Fabio Parisi.

Ata janë të njohur si përfaqësues italian të lojtarëve të Dinamo Kiev, Mykolenko dhe Supryaga.

Mykolenko është 21 vjeçar dhe luan si mbrojtësi i majtë derisa ka pasur tetë paraqitje për Kombëtaren e Ukrainës, kurse më parë është lidhur me një transferim në Romë, Inter dhe Napoli.

Kurse, Supryaga është sulmues qendror 20 vjeçar dhe është ftuar për Kombëtaren A të Ukrainës, por ende nuk ka bërë debutim.

Agjentët e njëjtë po ashtu kanë mandat për ta përfaqësuar mbrojtësin e Feyenoordit, Senesi në Itali.

23 vjeçari argjentinas më parë ishte lidhur me një kalim në Napoli dhe Atalanta për shtatë milionë euro para se të transferohej në Europë nga San Lorenzo verën e kaluar.

Të ngjashme