Milan pritet të vendos sot për Mandzukicin

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

AC Milan mund të vendos sot nëse do të vazhdojë apo jo me një lëvizje për sulmuesin kroat, Mario Mandzukic.

34-vjeçari është një lojtar i lirë dhe ardhja e tij do të shërbente shumë për Zlatan Ibrahimovic. Të dy do të mund të luanin me rotacione, për shkak të moshës që kanë

Milani është i interesuar për të mos prishur dinamikën dhe harmoninë që ka krijuar tash e një vit, ndërsa vazhdon sfidën e titullit.

Momentalisht, “Rossonerët” janë në vendin e parë me 40 pikë, tri më shumë se Interi që gjendet një pozitë më poshtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme