Milani bën gati 45 milionë £ për Sanchezin

Prishtinë | 12 Shk 2017 | 21:06 | Nga

Milani është i gatshëm që të ofrojë 45 milionë funte për yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez, i cili është I bllokuar për nënshkrimin e një kontratë të re

“Rossonerët”, me pronarët e rinj kinezë, janë të gatshëm t’i paguajnë sulmuesit kilian një pagë javore prej 250 mijë euro.

28-vjeçari, nëse nuk nënshkruan kontratë të re me Arsenalin vitin e ardhshëm do jetë një lojtar i lirë tregun e transferimeve dhe në fund të sezonit do t’i jepej një kontratë tre-vjeçare me Milanin.

“Topxhinjtë” i kanë ofruar atij 180 mijë funte në javë, por Sanchez shpreson për një marrëveshje më të mirë.

Arsenali i ka dhënë Milanit shpresë se mund të arrijnë marrëveshje kur të hapet afati kalimtar veror.

Por, Milani po përballet me një konkurrencë të madhe ku për shërbimet e tij është edhe Juventusi në garë, pasi që skuadra e Maxi Allegrit kërkon me ngulm kilianin që shumë vite.

Ndërsa, Paris Saint-Germain dhe Atletico Madridi po ashtu e kanë atë në listën e tyre të kërkuarve, ku si gjithnjë, klubi parisien pritet të shokojë me ndonjë ofertë marramendëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme