Milani ‘buzëqesh’, Ibrahimovic rikthehet nga lëndimi

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimovic është kthyer në skuadrën e Milanit për ndeshjen e mbrëmjes së sotme (e shtunë) me Benevento, ndërsa mungon Mario Mandzukic.

Milani është nikoqir i Beneventos në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Serie A, takim që zhvillohet në ‘San Siro’ nga ora 20:45.

Rossonerët janë të etur për pikë pas dy disfatave radhazi, duke rënë nga vendi i dytë në të pestin në tabelën e Serie A.

Megjithatë, trajneri Stefano Pioli dhe tifozët e Milanit mund të buzëqeshin tashmë, pasi Ibrahimovic është kthyer nga lëndimi.

Ibrahimovic është përsëri në skuadër pas një problemi muskulor dhe pritet të fillojë si titullar ndeshjen ndaj Beneventos.

Sidoqoftë, Mandzukic nuk është në grup vetëm disa ditë pasi filloi si titullar humbjen 3-0 ndaj Lazio, pasi thuhet se ai vuan nga bronkiti.

Raportet sugjerojnë që Alessio Romagnoli do të marrë vendin e Fikayo Tomori në mbrojtje, ndërsa Ismael Bennacer do jetë partner i Franck Kessie.

Lojtarët e ftuar të Milanit: A Donnarumma, G Donnarumma, Tatarusanu; Kalabria, Dalot, Gabbia, Theo Hernandez, Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Tomori; Bennacer, Calhanoglu, Castillejo, Brahim Diaz, Hauge, Kessie, Krunic, Meite, Saelemaekers, Tonali; Ibrahimovic, Leao, Rebic

Të ngjashme