Milani dëshiron ta zëvendësojë Ibrahimoviçin me Joviçin

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Milani është duke u përgatitur për ta gjetur një zëvendësues për Zlatan Ibrahimovicin, sulmuesin suedez i cili pritet të largohet nga klubi në verë.

Milani është në kërkim të pasuesit të Ibrahimovicit në San Siro.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi serb i Real Madridit, Luka Jovic, është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Ibrën në Milan.

Kuqezinjtë kishin tentuar ta transferonin Jovicin edhe nga Eintracht Frankfurti, por serbi kishte vendosur t’i bashkohej Real Madridit verën e kaluar.

Por Jovic nuk ia ka dalë ta tregojë veten në Spanjë dhe sipas mediave italiane ai pritet të përfundojë në Serie A si pasojë.

Të ngjashme