Milani dhe Interi do e shembin “San Siron”për një stadium modern

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Një nga impiantet historikë dhe ikonë e futbollit botëror, “San Siro”, do të pushojë së ekzistuari shumë shpejt. Milani dhe Interi kanë rënë dakord që të ndërtojë një impiant të ri dhe të rrafshojnë stadiumin klasik.

Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, dy ekipet e Milanos do të ndërtojnë një impiant modern aty ku aktualisht është parkingu i “San Siros”. Stadiumi i ri do të jetë 60 mijë vendesh, 25 mijë më pak sesa “San Siro”.

Projekti i ri do të kushtojë 600 milionë euro dhe Milani dhe Interi do të kërkojë që një thelë të madhe të kësaj shume ta nxjerrin nga emri i stadiumit, që do të sjellë minimalisht 25 milionë euro në vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme