Milani dhe Real Madridi pritet të takohen për Ceballosin

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Dani Ceballos pëlqehet nga Milani dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të jetë një takim mes klubit italian dhe Real Madridit për shërbimet e tij.

Transferimet e mëdha të bëra këtë afat kalimtar nga Real Madridi kanë bërë që klubit mbretëror të mendoj edhe largimin e disa lojtarëve të panevojshëm.

I tillë është edhe mesfushori i ri spanjoll, Ceballos, i cili nuk dëshirohet nga Zinedine Zidane dhe pritet të largohet në këtë verë.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Ceballos pëlqehet shumë nga Milani dhe gjithashtu edhe lojtari është i vendosur për të kaluar në San Siro.

Dani Ceballos (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Ky medium shton se klubet e mëdha evropiane do të takohen gjatë javëns dhe në tavolinë do të jetë edhe diskutimi për marrëveshjen e spanjollit.

Milani po mban shënime edhe për talentin tjetër Marcos Llorente, i cili mendohet të jetë gjithashtu i vendosur për t’u larguar nga Reali përpara sezonit të ri. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme