Milani dhe Roma gati për shkëmbimin e vitit

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Milani dhe Roma janë gati të përfshihen në shkëmbimin e vitit në Serie A.

Bëhet fjalë për dy sulmuesit e skuadrave respektive, Andre Silva dhe Patrik Schick.

Sipas Calciomercato.it, Schick mund të bashkohet me Marco Giampaolo, trajneri i tij te Sampdoria, i cili thuhet se mund ta marrë drejtimin e Milanit, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, Andre Silva ka punuar së bashku me trajnerin Fonseca te Porto në sezonin 2013/14, me portugezin që spekulohet se do ta marrë drejtimin e Romës sezonin e ardhshëm.

Uebsajti italian tregon se dyshja kanë shënuar 16 gola në total në këtë edicion të kampionatit italian. 

Të ngjashme