Milani do të tentojë transferimin e Rashicës në verë

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica nuk u largua nga Werder Bremen as gjatë afatit kalimtar të janarit.

Interesime dhe oferta pati për yllin nga Vushtrria, por jo sa për ta kënaqur klubin që zotëron kartonin e tij, Werder Bremen.

Aston Villa dhe Hertha Berlin e deshën kosovarin në janar, por ofertat e tyre ishin më të ulëta se sa shuma që kërkonte Werder.

Sulmuesi i Kosovës duket interesant për klubet e njohura evropiane, derisa tanimë Milani është në garë për të.

Ka qenë mediumi italian Calciomercato që ka raportuar se Rossonerët në verë do të tentojnë afrimin e yllit nga Kosova.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Milan do të kërkojë transferimin e Rashicës nëse nuk arrijnë të afrojnë francezin Florian Thauvin.

Nga ana tjetër Werder nuk lëkundët nga qëndrimet e saj pasi dëshiron 15 milionë euro për ta lënë të lirë Rashicën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme