Milani e do Malen si zëvendësues të Ibrahimovicit

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimovic po ngroh motorët për super ndeshjen kundër Napolit, që shënon rikthimin e kampionatit pas pauzës për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve.

Sulmuesi suedez, në ndeshjen e fundit para pushimit, kundër Veronës, e pranoi se kishte nevojë për këtë ndërprerje, për shkak të ndeshjeve të shumta të zhvilluara me kuqezinjtë.

Drejtuesit kanë besim të madh te 39-vjeçari nga Malmö, por një klub që synon majat, duhet të punojë edhe me lojtarët që mund t’i japin frymëmarrje sulmuesit suedez.

Kjo është arsyeja pse kupola drejtuese e Milanit nuk e hedh poshtë idenë e afrimit të një sulmuesi në merkaton e dimrit, si alternativë për Ibrahimovicin kur nuk është në formë apo kur duhet të pushojë.

Në Holandë ditët e fundit ka ridalë në skenë emri i Donyell Malen, një futbollist i ri dhe me shumë perspektivë, që luan në radhët e PSV-së.

21-vjeçari, i cili ka për menaxher Mino Raiolan, konsiderohet një element që mund të rritet krah Zlatanit. Pengesa e madhe është paga dhe çmimi që i ka vënë skuadra holandeze kartonit të sulmuesit, sikurse është edhe me Luka Jovicin e Real Madridit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme