Milani e nis furishëm, paralajmëron rivalët

Prishtinë | 20 Gus 2017 | 22:53 | Nga

Milani e ka mposhtur 3:0 si mysafirë Crotonen.

Milani e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Serie A, duke paralajmëruar rivalët se jo më kot ka shpenzuar milionë në merkato.

Pavarësisht se në lojë ishin pothuajse gjithë lojtarët e transferuar këtë verë dhe nuk kanë luajtur shumë mes vete, ata bën paraqitje fantastike, duke shënuar tre gola.

Franck Yannick Kessie (6’), Patrick Cutrone (18’) dhe Suso (24’) shënuan për ekipin e Vincenzo Montellas.

Crotone luajti më një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes, pasi Federico Ceccherini u ndëshkua me të kuq në minutën e gjashtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme