Milani e zyrtarizon Rangnickun në gusht

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Ralf Rangnick dhe Milani janë gjithnjë e më afër.

Njerëz që qëndrojnë afër trajnerit gjerman konfirmojnë se akordi mes palëve tashmë është arritur edhe pse për zyrtarizimin duhet pritur deri në muajin gusht kur të ketë përfunduar ky sezon.

Sipas Tuttosport Rangnick do të jetë njeriu që do revolucionojë Milanin edhe pse mbetet ende për t’u përcaktuar roli që ai do të ketë, do të jetë trajner dhe drejtor i zonës teknike njëkohësisht, do të jetë vetëm drejtor i zonës teknike apo do të jetë vetëm trajner.

Të ngjashme