Milani i do 35 milionë euro nga shitja e Kessie

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Franck Kessie është lënë jashtë skuadrës nga Milani për përballjen ndaj Juventusit që zhvillohet sonte në ‘Allianz Stadium’.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk është i lënduar, mirëpo Stefano Pioli nuk e ka ftuar atë për takimin kundër Zonjës së Vjetër.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Kessie ka zgjuar interesimin e Wolverhampton Wanderers dhe Monacos, derisa Rossonerët kërkojnë 35 milionë euro nga shitja e tij.

Mesfushori mund të largohet nga San Siro qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi forma e tij në këto javët e fundit ka rënë ndjeshëm.

Wolves tentoi ta transferonte Kessien në afatin kalimtar veror, mirëpo nuk arriti ta materializonte transferimin e tij, e që me gjasë do të tentojë sërish në dimër.

Të ngjashme