Milani i ofron Donnarummas pagë 8 milionë euro në stinor

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Milani është i bisedime me portierin Gianluigi Donnarumma për t’ia zgjatur kontratën e cila i skadon në verë.

Raportohet se paga aktuale vjetore e italianit është 6 milionë euro, kurse me kontratën e re, i janë ofruar 8 milionë në sezon.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola as nuk e ka pranuar, e as nuk e ka refuzuar propozimin, por ka kërkuar kohë para se të vendos ai dhe Donnarumma.

Në rast se Milani dështon ta bindë Donnarumman që të qëndrojë, atëherë e ka edhe planin B.

Drejtuesit e klubit italian kanë në listë tre portierë që mund ta zëvendësojnë 22-vjeçarin.

Mike Maignan i Lillet, Juan Musso i Udineses dhe Pierluigi Gollini i Atalanta, janë në listën e Milanit.

Të ngjashme