Milani i vazhdon përpjekjet për një vend në Evropë kundër SPAL, rikthehet Ibrahimoviç

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Milani do t’i vazhdojë përpjekjet për t’u kualifikuar në garat evropiane sezonin e ardhshme, kur ta vizitojë Ferraran për t’u përballur me SPAL-in.

Kuqezinjtë e kanë rinisur shumë mirë sezonin në Serie A duke i fituar të dy ndeshjet e para, prandaj synojnë që këtë ecuri ta vazhdojnë edhe ndaj një skuadre në krizë si SPAL, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Stefano Piolit renditen në pozitën e 7-të me 43 pikë, tri më pak se Napoli në vendin e gjashtë.

Pioli do të mundë të llogarisë edhe në Zlatan Ibrahimovicin e kthyer nga lëndimi në këtë takim. Suedezi nuk do të luajë titullar, pasi takimin e nis nga stoli.

SPAL, ndërkohë, ndodhet në situatë të vështirë dhe e ka pothuajse të pamundur mbijetesën në Serie A, sepse ngel tetë pikë prapa vendin të 17-të, Genoas.

Formacioni i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Gabbia, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Paqueta, Calhanoglu; Rebic

Të ngjashme